Aborti- humbja e një fëmije në 20 javët e para të shtatzanisë është një nga çështjet më të zakonshme që lidhet me shtatzanisë. Në fakt, rreth 15 deri në 20% të shtatzanive përfundojnë në abort.
Çfarë është në fakt aborit?
Aborti ose aborti spontan, cili përcaktohet si humbje spontane e një shtatzanie në 20 javët e para është lloji më i zakonshëm i humbjes së shtatzanisë. Statistikat e mbledhura nga ACOG pasqyrojnë vetëm numrin e aborteve në shtatzanisë e komplikuara: ekspertët besojnë se numri aktual është shumë më i lartë.
Më shumë se 80% e aborteve ndodhin në tremujorin e parë, kjo është arsyeja pse shumë gra vendosin të presin përpara se të ndajnë lajmet e tyre të shtatzanisë derisa të kalojnë javën e 13-të, transmeton Gazeta Shneta.
Shkaktarët e zakonshëm të abortit
Shumë gra fajësojnë vetën ose sjelljet e tyre nëse kanë një abort, por në shumicën e rasteve nuk ka asgjë që ju keni bërë për ta shkaktuar atë dhe nuk ka asgjë që mund të bëni për ta ndaluar atë. Shkaktari më i zakonshëm është një anomali gjenetike në embrion.
Probleme kromozomale: gjatë fekondimit, sperma dhe veza secili sjellë 23 kromozome për të krijuar 23 çifte të përputhua në mënyrë përfekte. Ky është një proces kompleks dhe një gjë e vogël mund të rezultojë në një anomali gjenetike që parandalon rritjen e embrionit.
Mosbalancimi hormonal: rreth 15% e të gjitha aborteve u atribuohen hormoneve të pabalancuara siç janë nivelet e pamjaftueshme të progesteronit që parandalojnë vendosjen e vezës tuaj të fekonduar në mitrën tuaj.
Problemet në mitër: fibromat e mitrës brenda mitrës mund të ndrëhyjnë në impalantim ose furnizim me gjak të fetusit. Disa gra lindin me një septum, një defekt të rrallë të mitrës të lidhur me abortin dhe të tjera zhvillojnë një ind mbresë në mitër nga operacionet ose abortet e dyta që mund të mbajnë një vezë të pa implantuar siç duhet ose mund të pengojë rrjedhjen e gjakut në placentë.
Cilat janë simptomat më të zakonshme të abortit?
Gjakderdha në shtatzaninë e hershme është mjaft e zakonshme por ajo kurrë nuk duhet të konsiderohet normale. Edhe pse prania e tij nuk tregon gjithmonë abort por është një shenjë se diçka anormale mund të ndodhë në shtatzani.
Disa gra nuk përjetojnë fare simptoma të abortit mëgjithatë shenjat e mundshme të abortit përveç gjakderdhjes përfshijnë:
Dhimbje të forta
Dhimbje në shpindë ose bark
Humbja e simptomave të shtatzanisë
Mukus të bardhë-rozë.
A mund të ndaloni që mos të ndodhë një abort?
Fatkeqësisht, nuk ka asnjë mënyrë për të ndaluar që të ndodhë një abort./GazetaShneta/