Adelina dhe Zanfina Ismaili janë dy nga motrat më të njohura të showbizit shqiptar, që kanë marrë famë më shumë se një dekadë më parë.
Por me përdorimin e rrjeteve sociale, dalëngadalë në skenë ka dalë edhe motra tjetër Ismaili, Ema.
Dhe përsa i përket Emës, ka qenë vetë Adelina ajo që ka dhënë sot lajmine gëzueshëm se motra e saj së shpejti martohet.
“Nusja e ardhshme më e bukur nga të gjitha. Shpirti më i mirë. Forca ime. Mbretëresha ime. Ema ime!’-shkroi këngëtarja e njohur në një postim në Instagram, ku shihet Ema me një kurorë në kokë, me gjasa duke i marrë asaj mendim mbi aksesorët që i duhen për dasmën, që ende nuk dihet kur do të zhvillohet.
Vetë këngëtarja Adelina pak muaj më parë u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë një djalëmtë cilin e pagëzpo me emrin Uliks./noa.al/