Jemi mësuar të shohim këngëtaret shqiptare teksa kënaqen me luks, duke vizituar vende te shtrenjta, aksesor të çmueshëm e vetura luksoze.
Por luksin dhe çmimet e larta, këngëtaret i paguajnë edhe kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre. Është Adelina Tahiri e cila ka paguar rreth 2 mijë euro për karrocën e fëmijës të cilin është duke e pritur të vijë në këtë botë.
Karroca është e markës së njohur Cybex. Aty karrocat kushtojnë deri në 2 mijë euro, ndërsa maksikoza të cilën e mban në dorë këngëtarja shqiptare kushton rreth 300 euro. Karroca të cilën e ka zgjedhur Adelina kushton 1 mijë e 800 euro dhe mund të përdoret nga lindja deri përafërsisht në moshën 4 vjeçare.
Tahiri është e martuar me biznesmenin dhe avokatin maqedonas, Serjozha Markov. Këtë martesë ajo e ka zyrtarizuar në dhjetor të vitit të kaluar. Adelina është në pritje të fëmijës së saj të parë me Serjozhan. /Gazeta Shneta/