Një aeroplan me udhëtar nga Verona e Italisë ka ateruar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Mjekët e ANP-së në bashkëpunim me QKMF-të e Lipjanit, Drenasit dhe Fushë Kosovës, të mbështetur edhe nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët dhe asnjëri prej tyre nuk ka pasur shenja klinike të koronavirusit Covid-19, shkruan Gazeta Shneta.
“Ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF Lipjan, Drenas dhe Fushë-Kosovë të mbështetir nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur sot nga Verona e Italisë, sipas protokoleve të OBSH dhe ECDC dhe te asnjëri nga udhtarët nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes. Udhtarët megjithatë janë rekomanduar të qëndrojnë në shtëpi duke evituar kontaktet e afërta me persona tjerë dhe të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Kujtojmë se Verona është një nga qytetet ku është përhapur koronavirusi në Itali. Në këtë shtet deri më tani janë mbi 400 raste të të prekurve dhe 12 raste të vdekjes së pacientëve. /Gazeta Shneta/