Organizata Botërore e Shëndetit she agjensitë e tjera ushëheqëse thonë se nuk ka prova që të mbështesin sugjerimin që ibuprofeni mund të përkeqësojë simptomat e COVID-19.
OBSH tha se në fillim të kësaj jave bëri një rishikim të shpejtë dhe nuk gjetë ndonjë hulumtim të publikuar ose të dhëna për këtë çështje, transmeton Gazeta Shneta.
Agjensia Shëndetësore në SHBA tha se nuk ishte në dijeni të raporteve për ndonjë efekt negativ të ibuprofen përtej efekteve anësore të njohura. Ajo shoi se nuk ishte duke rekomanduar përdorimin e ibuprofen për trajtimin e etheve te njerëzit me COVID-19.
Në anën tjetër shumica e shkencëtarëve thanë se ilaçet anti-inflamatore si ibuprofen dhe korzitoni mund të përkeqësojnë infeksionin e koronavirusit dhe se pacientët duhet të konsultohen me mjekun e tyre nëse ata tashmë ishin duke marrë ilaçin.
Shumica e njerëzve me koronavirus vetëm përjetojnë simptoma të buta si ethe, kollë e thatë dhe lodhje. Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshië pneumoninë. /GazetaShneta/