Agjërimi ndihmon me sëmundjen e diabetit

2017-02-24 në ora 11:27

Pankreasi mund të nxitet që të rigjeneroj veten përmes një diete agjëruese, kanë deklaruar disa studiues amerikan, shkruan BBC.

Rifunksionalizimi i organit, i cili ndihmon kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, ka kthyer mbrapsht simptomat e diabetit tek një eksperiment me kafshët, transmeton Klan Kosova.

Sipas studimit, të publikuar në revistën Cell, kjo dietë freskon tërë trupin.

Ekspertët kanë deklaruar që këto të gjetura janë potencialisht mjaft emocionuese dhe mund të këtë disa përfitime prej tyre.

Kjo dietë kryesisht realizohet mbi baza të agjërimit, ku personat kalojnë pesë ditë me fare pak kalori, proteina dhe karbohidrate pastaj 25 ditë të tjera ushqehen sipas dëshirës.