Akademia Amerikane e Oftalmologjisë ka alarmuar anëtarët e saj në lidhje me simptomat që duhet t’i dijnë për koronavirusin e ri “2019 nCoV”. Ky alarm vjen pas vdekjes së oftalmologut kinez Li Wenliang i cili lajmëroi i pari për koronavirusin në Kinë.
Oftalmologët amerikanë janë sugjeruar që ta kenë parasyshë se virusi nga Wuhan mund të shkaktojë konjuktivin tek të prekurit. Kjo për faktin se dyshohet se virusi mund të ketë prekur konjuktivën përmes rrugëve ajrore, thuhet në sugjerimet e akademisë amerikane, transmeton Gazeta Shneta.
Pacientët që paraqiten tek okulistët për konjunktivit dhe që kanë simptoma të frymëmarrjes së vështirësuar ose kanë udhëtuar ndërkombëtarisht, eventualisht nga Kina, mund të jenë potencialisht të prekur nga koronavirusi i ri.
Akademia me këtë rast ka rekomanduar të mbahet maska për mbrojtjen e gojës, hundës dhe sytë kur oftalmologët trajtojnë pacientët potencialisht të infektuar me sëmundjen që deri më tani ka marr qindra jetë në Kinë.
Virusi 2019 nCoV shkakton infeksione të rënda të frymëmarrjes përfshirë pneumoni. Deri më tani në SHBA janë prekur rreth 30 persona nga kjo sëmundje. Punime shkencore të publikuara përfshirë edhe në ‘The Lancet’, kanë sugjeruar se pacientët mund të jenë të infektuar dhe të transmetojnë sëmundjen edhe tek të tjerët para se të shfaqin simptoma. /Gazeta Shneta/