Aknet janë një problem i zakonshëm i lëkurës që zhvillohet kur poret tuaja bllokohen nga vaji dhe pjeset e vdekura të lëkurës.
Kjo rezulton në puçra, veçanërisht në fytyrë, qafë, gjoks, shpinë, krahët e sipërm dhe shpatullat. Aknet janë problemi më i shpeshtë i lëkurës në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht tek adoleshentët shkruan verywellhealth , transmeton GazetaShneta.
Shkaqet e akneve:
Aknet shkaktohen nga dy faktorë kryesorë:
-Njerëzit me puçrra kanë tendencë të kenë gjëndra dhjamore tepër aktive – gjëndra që bëjnë vajin e lëkurës tuaj.
-Lëkura e prirur ndaj akneve nuk i hedh qelizat e lëkurës së vdekur në mënyrë efektive, kështu që poret mund të bllokohen.
Hormonet e androgjenit, veçanërisht testosteroni, ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e akneve, veçanërisht në pubertet./GazetaShneta/