Aksident i rëndë në rrugën për Gërmi në Prishtinë

2018-02-11 në ora 10:55

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën që të çon për Gërmi.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, derisa shihet se ka edhe të lënduar.

Përveç kësaj ka edhe dëme materiale të shkaktuara, ndërsa në bazë ta pamjeve të siguruara nga Gazeta Shneta, rruga shihet të jetë e bllokuar.

Ndërsa për të vëzhguar nga afër ngjarjen kanë dalur edhe forcat policore të Kosovës, të shoqëruara edhe nga zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë./Gazeta Shneta/