Aksident i rëndë në Fushë Kosovë (Foto)

2017-03-20 në ora 13:12

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Një veturë e tipit Wolsfagen ka goditur një veturë të tipit Audi.

Siç mëson ORAinfo si pasojë e aksidentit disa persona janë lënduar, në mesin e tyre ka edhe fëmijë.

Në vendngjarje ka dal ambulanca e cila ka bartur të lënduarit për në QKUK. Nuk dihet nëse të lënduarit janë në rrezik për jetë.

Po ashtu në vendngjarje ka dal edhe policia e cila po merret me rastin.

Për shkak të aksidentit janë krijuar kolona të gjatë në drejtim të Pejës.