Zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi ka konfirmuar për Express se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Shkup, përkatësisht në fshatin Gërlicë të Kaçanikut.
“Tre persona janë të vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në fshatin Gërlicë. Për informacione tjera ju njoftojmë më vonë”, ka thënë Gashi.
Aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një veture. Kamioni e ka goditur veturën, e cila ishte duke ardhur në drejtim të Prishtinës, ndërsa, kamioni me targa të Kosovës ishte duke shkuar në drejtim të Shkupit. Ka ndërruar shiritin e rrugës dhe ka goditur veturën, shkruan Express.