Lëndohen katër persona të përfshirë në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Shkup, respektivisht në fshatin Nikaj të Kaçanikut.
Mësohet se në këtë aksident rrugor i përfshirë ishte një kombi i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës dhe një veturë e tipit “Golf3”.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për “Indeksonline” rastin në fjalë. Zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë se rasti ka shkuar për në gjykatë.
Disa nga personat e përfshirë në aksident po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.