Sipas një sondazhi të bërë në vitin 2016, rreth 50% e të punësuarve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndjehen të pakënaqur me punën tyre. Megjithatë, një studim i ri sugjeron një mënyrë të habitshme për të rritur kënaqësinë në vendin e punës: mbani jetë të shëndetshme seksuale.
Studiuesit zbuluan se të rriturit që raportonin një jetë seksuale më aktive në shtëpi kishin më shumë gjasa të raportonin kënaqësi dhe angazhim më të madh në punë. Seksi është i njohur për të nxitur lirimin e dopaminës – një neurotransmetues që rregullon qendrat e shpërblimit dhe kënaqësisë së trurit. Seksi gjithashtu stimulon lirimin e “homonit të dashurisë”, i cili luan një rol në zgjimin seksual dhe lidhjen shoqërore.
Ndoshta nuk është çudi që seksi mund të rritë disponimin dhe mirëqenien psikologjike. Sipas këtij studimi, seksi mund të ndikojë në gjendjen shpirtërore dhe sjelljen në vendin e punës./GazetShneta/