Aktori i njohur shqiptar së shpejti baba herë të parë, tregon edhe gjininë e foshnjës

2018-09-21 në ora 15:09

Ernest Zymberi, i njohur ndryshe me nofkën “Llukmani”, apo konkretisht rolin e Luginës në serialin vendor “O sa mirë”, ka njoftuar se do bëhet baba së shpejti.

Aktori ka realizuar një set fotografish së bashku me bashkëshorten e tij, e cila gjendet disa javë përpara lindjes së fëmijës, shkruan Gazeta Shneta.

Në bazë të një fotografie, e cila tregon se çifti është duke mbajtur në dorë një palë këpucë për vajza, ka treguar se gjinia e foshnjës do të jetë femër.

“Duke numëruar ditët me mbretëreshën time dhe duke pritur për princeshën”, ka shkruar ai./Gazeta Shneta/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.