“Një herë në vit unë mbes shtatzënë dhe një herë në muaj shkurorëzohem. Kjo më bën që mos të lexojë lajme rozë dhe të mos kem llogari në rrjetet sociale”.
Kështu ka deklaruar aktorja hollivudiane dhe njëherazi bashkëshortja e Ashton Kutcherit, Mila Kunis.
Aktorja 34-vjeçare pranoi për “Cosmopolitan” se nuk i shfrytëzon rrjetet sociale dhe nuk lexon artikuj rreth vetes në portale, pasi që po i shkaktojnë neveri dhe janë vetëm thashetheme.
Mila është një nga yjet e rralla që nuk bën pjesë në rrjetet sociale. Për Cosmopolitan tregoi një anekdotë që ka ndodhur disa vite më parë kur shoqja e saj e pyeti nëse di ta përdor Facebook dhe ajo iu përgjigj se nuk e ka idenë se për çka po flet.
“Kush kujt do t’ia bëjë ‘poke’? Është shumë e çuditshme”, tha bukuroshja duke shtuar se interneti më nuk është “lojë zbavitëse”, por është bërë më agresiv që shpërndan negativitet.
Ajo gjithashtu thotë se thashethemet rreth shtatzënisë dhe shkurorëzimet shpesh ia shqetësojnë familjen.
“Kur isha shtatzënë, ka pasur zëra se përfundova urgjentisht në emergjencë. Nuk mund t’ua shpjegoj se sa stres shkakton në familjen time”, pranoi Kunis, e cila me Kutcherin ka dy fëmijë – vajzën trevjeçare Wyatt dhe të birin njëvjeçar Dhimitrin. /Telegrafi/