Akuza për tradhti 22 vite pas divorcit: E di i gjithë fshati. Ka rënë në kanal me të!

2017-10-09 në ora 11:38

Megjithëse kanë kaluar pothuajse 22 vite nga koha kur janë divorcuar, si Fiqiretja edhe Kamberi vazhdojnë të akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti që në kohën që jetonin bashkë.

Rubrika “Shihemi në Gjyq” sjell sot një çiftin e divorcuar më shumë se dy dekada më parë, por një problematikë i ka sjellë ata përballë njëri – tjetrit.

Juristja Eni Çobani e cilëson këtë rast si një nga ato që të lejnë pa fjalë dhe tregon se ka qenë shumë e vështirë për të që të sjellë protagonistët në këtë seancë ndërmjetësimi.

“Unë quhem Fiqerete Malka, mbaj mbiemrin e burrit, ish – burrit sepse mbaj mbiemrin e tre fëmijëve të mi. Jam divorcuar në ’96, por unazën e martesës nuk e kam hequr dhe i vura rreth kokës, do të ushqej fëmijët e mi, 35 vjeç, në lulen e rinisë! Nuk e kam hequr për 22 vjet sepse kam tre fëmijë, i kam në krahë, i kam në dorë! “

Fiqeretja tregon rreth njohjes, dashurisë, jetës së tyre sëbashku dhe për konfliktet, që nisën në vitin 1996. Ndërhyn Kamberi, i cili thotë se konfliktet kanë nisur në vitin 1995, pasi ajo i ka thënë që dashuronte një burrë, që quhej Zylo.

Shikoni videon për më tepër.