Se alkoholi nuk është aspak i rekomanduar për gratë shtatzëna, kjo po vërtetohet çdo ditë e më shumë nga mjekësia.
Por, në Poloni ka ndodhur një rast i çuditshëm!
Një nënë derisa po kqyrte Botërorin në TV, ka qenë duke pirë verë në çastet kur e kanë kapur dhimbjet e lindjes, por ajo çfarë ndodhi me beben është e pazakontë, përcjell Gazeta Shneta.
Ajo është dërguar në qendrën mjekësore në Poloni rreth orës 2 e 30 të mëngjesit, e vetëm shtatë minuta më pas, ajo ka sjellë në jetë një djlë i cili është lindur nëntë javë para datës së duhur.
Dokorët u alarmuan kur e kuptuan se i vogli i posalindur ishte në nivel të alkoholit dhjetë herë mbi limitin, ndërsa nëna 5 herë mbi limitin e duhur të alkoholit.
Sipas mediave lokale, doktorët e kanë ndjerë se nëna ka qenë duke pirë para se të vinte në klinikë..
Për shkak të nivelit të rrezikshëm të alokholit, fëmija është transferuar menjëherë në Qendrën Universitare, ndërsa doktorët kanë treguar se fëmija është lindur në javën e 31-të të shtatzënisë.
Nëna është liruar nga spitali, por është nën hetime./GazetaShneta