Alarmohet QKUK-ja: Dikush u fut në zyret e administratës pa autorizim

2017-04-03 në ora 09:09

Disa persona të paautorizuar mëngjesin e sotëm kanë hyrë në zyrat e QKUK-së në të cilat ndodhet administrata e QKUK-së.

Zyrtarët e QKUK-së pas marrjes së lajmit kanë njoftuar ekipet e hetuesisë. Me anë të një njoftimi për medie, zyra e informimit në QKUK shpjegon se nuk e di se kush janë personat apo nëse është marrë ndonjë dokument nga aty.

Lidhur me këtë çështje, QKUK-ja thotë se po i pret rezultatet e hetuesisë.

Komunikata e plotë:

Zyra për medie e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton se drejtoria e përgjithshme e SHSKUK, në mëngjesin  e sotëm, ka pranuar një informatë se në një pjesë të zyrave ku ndodhet administrata e QKUK, ka dyshime  për hyrje të pa autorizuar të personave.

Menjëherë pas kësaj informate, QKUK ka informuar organet kompetente, Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer ekzaminimin lidhur me rastin.

QKUK, është duke pritur rezultatet e hulumtimit të Policisë së Kosovës, e cila është kompetente për hulumtim të rasteve të tilla.

Përderisa pasi të kryej punën Policia e Kosovës, QKUK do të formoj një komisioni i cili do të bëjë regjistrimin e dokumentacionit  dhe zyrave në përgjithësi.