Alban Beqiri ka nevojë për ndihmë për shërim

2017-04-06 në ora 07:40

Alban Beqiri ka nevojë për ndihmë financiare pasi që duhet t’i nënshtrohet operacionit për transplantin e palcës kurrizore.

Familja Beqiri ka njoftuar se falë njerëzve vullnetarë deri më tani janë grumbulluar 105 mijë euro për shërimin e Albanit.

Ndërsa pas dy jave Albani do t’i nënshtrohet operacionit për transplantin e palcës kurrizore ku për fat të mirë dhurues i palcës është vëllai i tij Ellbasani.

Për t’u realizuar ky transplant atij i duhen edhe 96 mijë euro prandaj ju mund të vazhdoni të shkruani mesazhe në numrin e Valës: 55552 me tekstin “Alban”,  që kjo shumë të arrihet.”