Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, pritet të dërgohet në Turqi për mjekim të mëtejmë, pas operacionit që e pati në QKUK.
Për dërgimin e tij është angazhuar edhe shteti i Turqisë nëpërmjet Ambasadës në Kosovë, e cila do të ndihmojë në shërimin e Rexhepit, raporton Gazeta Shneta.
Ende nuk ka asgjë zyrtare për gjendjen shëndetësore të Rexhepit.
Rexhepi u operua në QKUK nga neurokirurgu Arsim Morina, pas dy sulmeve që i pësoi në tru. /Gazeta Shneta/