Ambasadori amerikan Philip Kosnett i ka dërguar një letër falënderimi ministrit të Shëndetësisë Dr. Arben Vitia. Kjo letër vjen në kohën kur po bëhet debat i liderëve politik lidhur me vendimin për karantimin e komunave në Mitrovicën veriore
Kosnett e ka falënderuar Vitinë për angazhimin e tij në luftën kundër koronavirusit dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor për të gjithë qytetarët e Kosovës. “Konferenca e 2 prillit së bashku me ministrin Jevtic për Covid-19, ka treguar lindershipin dhe angazhimin tuaj”, thuhet në letrën e Kosnett, transmeton Gazeta Shneta.
Tutje ambasadori amerikan e ka përgëzuar ministrin Vitia për profesionalizmin e treguar duke dërguar mesazhin se po punohet për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. “Shpresoj shumë që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, përmes Qeverisë, institucioneve dhe komunitetit”, thuhet në këtë letër.
Ministri Vitia ka thënë se përpjekjet për parandalimin e virusit po bëhet së bashku me të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe punëtorët mbështetës, zyrtarët policorë, kryetarë të Komunave të Republikës së Kosovës, zyrtarë komunal, ministra dhe partnerë nga BE e SHBA.
“Duke qendruar e punuar me solidaritet të lartë njerëzor dhe pa dallime të çfarëdo natyre ne do të jemi fitues. Këto janë falenderime për të gjithë ata që çdo ditë pa pushim dhe me vetëmohim po merren me kujdesin për qytetarët. Kjo na siguron se në këto kohë të sfidave në të gjithë botën nuk jemi vetëm, por bashkë me miqtë tanë”, ka shkruar Vitia. /Gazeta Shneta/