Ambulanca specialistike “Ylli” është licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e testeve serologjike IGM dhe IGG.
Ambulanca specialistike për alergologji dhe imunologji klinike e udhëhequr nga Prof. Luljeta Ahmetaj, do të kryej këtë shërbim për qytetarët që kanë nevojë.
“Klinika jone e specializuar per alergjite astmen dhe immunologjine YLLI, me masa mbrojtese qe nga 5 marsi (rasti i pare ne Kosovë me Covid 19 nga dt.13 mars) keshtu pacientet tane dhe stafi kane sigurine maksimale”, thuhet në njoftim.
Ministria e Shëndetësisë deri më tani ka licencuar dhjetëra institucione private shëndetësore për kryerjen e testeve serologjike. /Gazeta Shneta/