Lajmi se Amarda Toska është shtatzënë i gëzoi padyshim të gjithë teksa këtë lajm të bukur e zbuloi i pari për publikun Ermal Mamaqi me një foto ku shfaqej së bashku me Amin teksa ajo tregonte testin e shtatzënisë.
Gjatë këtyre muajve, Ami ka preferuar që periudhën e shtatzënisë ta shijojë sa më në privatësi duke mos publikuar shumë foto të saj e duke shtuar akoma më shumë kureshtjen për publikun.
Megjithatë ka qenë Ermal Mamaqi sërish ditën e sotme që ka zbuluar edhe se si duket Ami me barkun e rrumbullakosur në pritje të fëmijës së dytë.
Moderatori i “Xing me Ermalin” ka publikuar një foto ku çifti shfaqen së bashku me Nora Istrefin e cila sot ka vizituar “Ami Event”.
Të gjithë vëmendjen në këtë foto e ka marrë Ami, barku i të cilës tashmë është i dukshëm dhe në fytyrë ka marrë nurin e shtatzënisë.
Djali i Amit dhe Ermalit, Joeli do bëhet me motër pasi çifti është në pritje të një vajze.