Elita Rudi dhe Asdren Gjikolli – Gjiko janë një nga çiftet më të përfolura të botës së kulturës shqiptare. E bërja e tyre prindër vetëm se u ka shtuar edhe më shumë dritët e vëmendjes së fansave.
Moderatorja nga Prishtina dhe reperi nga Peja asnjëherë nuk hezitojnë të shprehin dashurinë e tyre në publik, shkruan GazetaShneta.
Gjiko së fundmi e ka shprehur këtë dashuri në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” të Alketa Vejsiut në RTV KLAN, ku ka qenë e ftuar Elita Rudi.
Ajo ka shpalosur shumë gjëra të karrierës e jetës personale. Por surprizën e bërë në fund të emisionit ajo mbase edhe nuk e kishte pritur.
Taman kur Elita fillon të përgjigjet në pyetjen se si bën Gjiko si bashkëshort, ajo befasohet nga vetë ai. Ai I ka thënë se ndihet me fat që ajo është gruaja e tij sepse ajo i fali “djalin më të mirë në botë”, dhe se nuk do të ndalet së propozuari.
“A po bohesh edhe njehere gruaja jem deri sa të bëhm për pampers” ka qenë propozimi më i vecantë që dikush ka mundur ta bëj në gjuhën shqipe.
Kjo është një nga anët e personalitetit të reperit që nuk e kemi parë deri tani. Dhe mirë bën që tregon se edhe çunat kanë anën e tyre të ndjeshme dhe kjo nuk i bën më pak burrëorë./GazetaShneta/
Momentet ndiqni nga 36:43