Analiza e urinës parashikon saktësisht problemet e shtatzënësisë

2017-07-04 në ora 18:09

Ekspertet britanike kane zhvilluar nje ankete te re e cila mund te parashikoje komplikimet gjate shtatzenise.

Preeklamsia eshte crregullim i cili ndodh ne 5 gjer ne 8 perqind te te gjitha shtatzenive, ndersa me se shpeshti ne shtatzenine e pare.

Preeklamsia eshte nje gjendje potencialisht e rrezikshme te cilen e karakterizon shtypja e larte e gjakut dhe proteinat ne urine. Ajo zhvillohet ne fillim te shtatzenise, ndersa simptomet e rrezikshme jane kokedhembja, shikimi i turbullte dhe ndjeshmeria ne drite, te cilat paraqiten ne tremujorin e dyte.

Nese ajo nuk sherohet mund te shkaktoje eklampsine e cila shkakton humbjen e vedijes, komen, lindjen e parakohshme, peshen e vogel te foshnjes ne lindje madje edhe mund te perfundoje me fatalitet si per nenen ashtu edhe per foshnjen.

Hulumtuesit e Univerzitetit ne Leicester kane zhvilluar analizen e urines me saktesi te madhe e cila ka arritur te parashikoje nese gruaja do te kete komplikime gjate kohes se shtatzenise. Studimi i tyre perfshin 145 paciente me rrezik te larte, nga te cilat 11 kane zhvilluar preeklamsi. Analiza e mostres se urines eshte marre para javes se 20 te shtatzenise e cila shfaqi 5 proteina me ndihmen e ciles ekspertet parashikuan saktesisht preeklamsine me 92 perqind saktesi.

Studimi yne ka treguar se si ndryshimet ne nivelin e caktuar te proteinave ne urine, gjate shtatzenise se hershme mund te parashikojne se si do te zhvillohet preeklamsia. Identifikimi i hershem mund te mundesoje percjelljen e fokusuar te atyre grave per lindje te parakohshme, ka spjeguar Dr. Matt Hall, nga Spitali i Pergjithshem ne Leicester, poashtu edhe udheheqes i hulumtimit.