Anecefalia: Gjendja shëndetësore për të cilën duhet të dijë çdo grua shtatzënë

2018-08-12 në ora 14:16

Anencefalia është një ndër tri gjendjet më të shpeshta shëndetësore të çrregullimeve të tubit neutral.

Në embrionin në rritje, sistemi nervor rritet në një pjesë të sheshtë të qelizave në tubin nervor. Të gjitha zhvillimet kritike kryhen rreth ditës së 25-të në embrionin në rritje, e në rast se ndodh ndonjë problem serioz, ai mund të kategorizohet si anencefali, transmeton Gazeta Shneta.

Anencefalia i referohet keqformimit të trurit dhe kafkës. Shpeshherë ndodh që të ketë deformime të fytyrës dhe gjendje të tjera.

Kjo ndodh një shkalle relativisht të ulët, një në njëmijë lindje, megjithatë, shkalla mund të jetë edhe më lartë, ngase nuk ka ndonjë ent statistikor që ofron të dhëna në lidhje me këtë komplikacion tek foshnja.

Pjesa më e madhe e deformimeve anencefale mund të vërehen nëpërmjet ultrazërit antenatal. Pra, nga ky rezonim mund të vërehen deformime të kafkës dhe fytyrës kryesisht.

Kërkimet dhe dëshmitë mjekësore sugjerojnë një lidhje midis mungesës së folatit dhe zhvillimit të defekteve të tubave nervor (NTDs), duke përfshirë këtu edhe anencefalinë.

Faktorët të tjerë të rrezikut përfshijnë medikamentet që merren për epilepsi apo ndryshime humori (p.sh karbamazepini dhe valprotati).

Përveç se duhet bërë përfshirja e folateve në dietën e shtatzënisë, mjekët rekomandojnë edhe se këto minerale duhet të merren 3 muaj përpara konceptimit.

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.