Anemia në shtatzëni, simptomat dhe rreziqet

2018-11-11 në ora 22:13

Anemia është pagjakësi, respektivisht numri i vogël i rruzave të kuqe. Zakonisht shkaku i anemisë është mungesa e hekurit në organizëm. Hekuri është element me rëndësi në formimin e hemoglobinës, shkruan Parents, transmenton gazeta shneta.

Sa është e rrezikshme anemia në shtatëzani?

Anemia e lehtë nuk e rrit rrezikun për lindje të parakohshme, sepse natyra ka krijuar shumë mënyra se si ta mbrojë foshnjen nga pasojat negative të anemisë. Nëse e zbuloni me kohë që jeni anemike dhe filloni me terapinë e përshkruar nga mjeku juaj për mungesë hekuri, atëherë nuk keni nevojë që të brengoseni.

Megjithatë, në disa raste, kur është fjala për anemi të rëndë, mund të ketë edhe komplikime:

  • lindje e parakohshme,
  • ndalim zhvillimi i fetusit/foshnjes,
  • përkeqësim i gjendjes në humbjen e gjakut gjatë lindjes, ku vjen deri te transfuzioni i gjakut, • rrit mundësinë për infeksione gjatë lindjes.

Cilat janë simptomet e anemisë në shtatëzani?

Simptomet e anemisë janë:

  • dobësim, marramendje, lodhje, ndjenjë mungese ajri
  • zbehje apo zverdhje e lekurës
  • aritmi
  • kokëdhembje dhe harresë
  • mundim
  • dhembje afër abdomenit

Megjithatë, rrallëherë mund ta vlerësoni vetveten që jeni anemike, sepse gjatë shtatëzanisë këto simptome janë të evidentuara si shumë normale. Ndonjëherë shtatëzëna nuk ka asnjë simptom. Për këtë arsye nëse dyshoni që jeni anemike atëherë duhet ti drejtoheni gjinekologut tuaj, i cili do të ju udhëzojë për analiza të gjakut.

Si shërohet anemija në shtatëzani?

Nëse jeni anemike, atëherë mjeku sigurisht do të ju përshkruaj preparate hekuri, të cilat duhet ti konsumoni çdo ditë për ti bartur në organizëm. Hekurin duhet ta merrni me ushqim, sepse ashtu do ta parandalonit mundimin. Mos e konsumoni me qumësht, sepse kalciumi parandalon absorbimin e hekurit. Më së miri është ta konsumoni me ndonjë lëng portokalli apo lëng tjetër me vitamin C.

Gjithashtu, hekurin do të duhej ta merrni në kombinim me acidin folik.

Kam qenë anemike edhe para shtatëzanisë…

Shumë gra fillojnë shtatëzaninë me anemi. Arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet:

  • mbajtja fëmiut, si pasojë e së cilës vjen deri te mungesa e vitaminave dhe mineraleve
  • dallimi në mes dy shtatëzanive më i shkurtë se dy vjet
  • mujore jo të rregullta

Nëse keni qenë edhe para shtatëzanisë anemike, do të duhej ti tregoni gjinekologut tuaj.

Krahas konsumimit të hekurit, do të duhej të konsumoni ushqime të ndryshme të cilat janë të pasura me hekur siç janë: spinaqi, brokoli, bizelet, fasulet, vezet, orizi, kumbullat e thata, lëng vishnje.