Anemia tek fëmijët, 4 shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje shëndetësore

2018-08-05 në ora 14:47

Fëmija juaj ka marrë një pamje të zbehtë? Atëherë duhet të shikoni nëse ai ka edhe këto shenja, për të kuptuar nëse është apo jo anemik.

Është i dobët, pra nuk ka fuqi, ka marrje mendsh, lëkura është e zbehtë, ka vështirësi në frymëmarrje, gjuhë e irrituar, duar dhe këmbë të ftohta etj., transmeton Për Nënat.

Në këtë rast, ju duhet të shkoni tek mjeku për të vërtetuar prezencën e anemisë në organizmin e të vegjëlve tuaj.

Ndërkaq, arsyet përse mund të jenë fëmijët anemik janë: Nga prania e anemisë gjatë shtatzanisë tek nëna, nëna ka vuajtur nga diabeti gestacional i pa trajtuar, fëmija ka pasur peshë të vogël në lindje apo lindja ka ndodhur para datës së caktuar nga mjeku.

Cilat janë pasojat që sjell anemia tek fëmijët?

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë ulje afatgjatë të funksionit së trurit tek fëmija, ulje të funksioneve motorrike, si edhe në sjellje.

Si të parandalojmë aneminë tek fëmijët?

Gjidhënia është një nga mënyrat që do të ndikojë pozitivisht në uljen e rrezikut tek fëmijët nën 6 muajsh. Në muajin e 6 të jetës këta fëmijë që ushqehen me gji duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, ndërsa ata me qumësht formule do të marrin edhe më tepër hekur duke qënë se formula e përbman të shtuar në nivelet që duhet.

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.