‘Anestezioni dhe Intensiva e QKUK-së s’kanë dallim me Gjermani e SHBA’

2019-09-21 në ora 11:47

Klinika e Anestezionit me Mjekim Intensiv Qendror nuk kan ë dallim me simotrat e tyre n ë vendet si Gjermani apo SHBA-ja.

K ështu po konsideron avokati i njohur Arianit Koci. N ë nj ë status n ë profilin e tij n ë Facebook, Koci thot ë se  ësht ë fascionuar me rregullin dhe profesionalizimin e anesteziolog ëve, transmeton Gazeta Shneta.

Kujtojmë se Klinika e Anestezionit me MIQ udhëhiqet nga Prof. Dr. Nehat Baftiu, nd ërsa shef i Intensivës është Dr. Shaqir Uka.

Lexoni postimin e plotë të avokatit Koci:

Sonte isha në Klinikën e Anastezionit dhe Mjekimit Intensiv Qëndror, dhe lirisht mund të them se u fascinova me rendin, rregullin, pastërtinë, dhe mbi të gjitha me kujdesin dhe profesionalizmin e mjekëve kujdestar.

Nuk e prita që është aq mirë aty!

Mjeku kujdestar, me pak fjalë e me shumë mirësjellje, në mënyrë shumë profesionale ma spjegoi gjendjen e pacientit për të cilin interesohesha.

Më ka ra me i vizitu Klinikat Intensive edhe në Kroaci, Gjermani, Britani dhe SHBA, dhe lirisht mund të them se nuk ka fare dallim kjo e jona.

Përndyshe, po lutem për të gjithë pacientët e Intensives!

Zoti i ndihmoftë!