Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Tali, ka ofenduar rëndë mjekët e QKUK-së.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, i ka quajtur mjekët “kriminelë me mantila të bardhë”, transmeton Gazeta Shneta.
Tali madje ka thënë se vetëm Xhaxhai, duke aluduar në diktatorin Enver Hoxha, do ta rregullonte shëndetësinë duke i quar mjekët në burgjet famkeqe të Burrelit apo Goli Otokut.
Ky është statusi i plotë i tij në facebook:
Ka po i degjoje vuatjet e nje pacientje te QKUK’es po them vetmeveti qysh me ringjalle disi xhaxhain!!!
Kete kriminele me mantila te bardhe qe i thone vetes mjeke vec Burreli apo Goli Otoku i bjen n’veti.