Qeveria britanike ka nënshkruar një marrëveshje furnizimi për të siguruar deri në 60 milion doza të një vaksine të mundshme të Covid-19.
Vaksinat, aktualisht po zhvillohen nga gjigantët faramceutikë Sanofi dhe GlaxoSmithKline shkruan CNN, trasnmeton GazetaShneta.
“Një marrëveshje për të siguruar qasjen e hershme të një vaksine të re të Covid-19 është njoftuar nga qeveria”, tha Departamenti për Biznes, Energji dhe Strategjia Industriale.
Sipas qeverisë, kjo marrëveshje mund të lejoj që grupet prioritare të vaksinohen qysh në verën e vitit 2021, nëse vaksinat dëshmohen se janë të duhura.
Përpos kësaj, qeveria ka nënshkruar edhe marrëveshjen tjetër për të siguruar qasje në katër vaksinat e mundshme, duke arritur në 250 milion doza./GazetaShneta/