Ekspertët kanë këshilluar Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë të Mbretërisë së Bashkuar (NHS), që 30 milion nga grup-moshat më të prekshme të Britanisë së Madhe, duhet të marrin një dozë të tretë të vaksinës COVID-19, me afrimin e stinës së dimërit.
“Ne duam të jemi një hap përpara me vaksinimin përforcues të COVID-19 për të mbajtur probabilitetin e nivelit mbrojtës së vaksinës, për shkak të imunitetit të dobësuar ose varianteve, – veçanërisht gjatë vjeshtës dhe dimrit të ardhshëm”, shpjegon nënkryetari i Anglisë, zyrtari mjekësor Prof. Jonathan Van-Tam.
Ai beson se gripi i dimrit së bashku me variantet e reja COVID, kanë të ngjarë të krijojnë probleme në mesin e grup-moshave të ndjeshme, andaj një dozë e tretë do të ishte e mirëpritur, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Sekretari i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social të Mbretërisë së Bashkuar, Sajid Javid, thotë se:
“Programi ynë i parë i vaksinimit COVID-19 po rikthen lirinë në këtë vend dhe programi ynë përforcues do ta mbrojë këtë liri”. /Gazeta Shneta/