Personat që kanë rezultuar pozitivë për SARS-CoV-2 dhe aktualisht janë në izolim në Angli, do të mund të dalin nga karantina deri në 3 ditë më herët nëse do të rezultojnë negativë pas dy rezultateve të njëpasnjëshme të testit, ka njoftuar Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid.
Për t’i dhënë fund izolimit, njerëzit do të duhet të paraqiten me rezultate negative të testit anti -COVID nga dita e gjashtë dhe e shtatë, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Kjo do të zbatohet për të gjithë njerëzit, pavarësisht nëse janë plotësisht të vaksinuar apo jo. Ata që rezultuan pozitivë të premten ose filluan të shfaqnin simptoma javën e kaluar mund të përfitojnë gjithashtu nga ky ndryshim në udhëzim.
Sekretari Javid, tha se qeveria po prezantonte masën e fundit për të minimizuar rastet e shkaktuara nga rritja e shpejtë dhe përhapja e variantit Omicron në të gjithë vendin. /Gazeta Shneta/