Pas përfundimit të lindjes dhe kontrolleve të nevojshme nga mjekët, shkuarja në shtëpi me beben në krah është sa moment i bukur aq edhe shqetësues.
Për t’u bërë prindër nuk duhet ndonjë leje, por megjithatë prindërit e rinj kanë një ndjenjë përgjegjësie dhe ankthi. Kjo veçanërisht për ata që bëhen prindër për herë të parë, shkruan NowBaby, transmeton Gazeta Shneta.
Nata e parë me foshnjën në shtëpi, si ta parandaloni ankthin
Nëse foshnja juaj është liruar nga materniteti, atëherë kjo do të thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore. Prandaj nuk keni asnjë arsye për t’u shqetësuar. Nëse fëmija qan, vendoseni në pjesë të trupit ku keni kontakt lëkurë më lëkurë. Kujtoni, mamitë shqetësohen më shumë kur një bebe nuk qan, sesa kur qan.
A duhet ta ushqeni foshnjën menjëherë pas nis të qaj
Jo domosdoshmërisht. Ka shumë arsye pse foshnjat qajnë dhe shpejt do të filloni t’i mësoni nevojat e bebes sipas qarjes. Mund të qaj sepse ka nevojë për pak ngushëllim, apo sepse ka shumë të nxehtë, i është mbushur pelena, etj.
Si do ta përballoni mëngjesin e parë
Është pothuajse e zakonshme që foshnjat e posalindura t’ia krisin së qari që në agim. Mund të jetë rraskapitëse për juve, por është e rëndësishme të qëndroni të qetë sepse do të ndalet së shpejti. Mos e lini foshnjën të qaj në shtratin e saj, sepse kjo do t’i shkaktojë më shumë stres bebes dhe juve. /Gazeta Shneta/