Ministri i shëndetësisë në Francë thotë se pacientët duhet të marrin paracetamol dhe jo ibuprufen ose kortizon.
Autoritetet francete kanë paralajmëruar se ilaçet anti-inflamatore të përdorura gjerësisht mund të përkeqësojnë coronavirusin, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Shneta.
Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, i cili ështl mjek dhe neurolog ka postuar në Twitter: “Marrja e anti-inflamatorëve [ibuprufen, kortizon], mund të jetë një faktor i përkeqësimit të infeksionit. Në rast ethe, merrni paracetamol dhe kontaktone mjekun”.
Zyrtarët shëndetësorë tregojnë se ilaçet anti-inflamatore dihet se janë në rrezik për ata me sëmundje infektive sepse ato kanë tendencë të zvogëlojnë përgjigjen e sistemit imunitar të trupit.
Ministria e Shëndetësisë shtoi se pacientët duhet të kërkojnë paracetamol sepse kjo zvogëlon ethet pa kundrësulmuar inflamacionin. /GazetaShneta/