Po, është e rëndësishme të lani duart. Një praktikë e tillë është e rëndësishme gjatë sezonit të ftohtë dhe të gripit dhe sidomos nëse vizitoni dikë në spital.
Problemi është – në Perëndim të paktën – se prindërit e kanë dërguar shumë larg aspektin e higjienës.
Shkenca e re tregon se largimi i mikroorganizmave të vegjël që quhen mikrobet me sanitatorët e dorës, sapunët antibakterialë dhe doza liberale e antibiotikëve po ndikon thellësisht në sistemin imunitar të fëmijëve tanë, thotë mikrobiologu Marie-Claire Arrieta, transmeton Gazeta Shneta.
Asistent profesori në Universitetin e Kalgarit, megjithë bashkëautorën e saj, mikrobiologia e famshme Brett Finlay, theksojnë se fëmijët tanë po rriten në një ambient të pastër si kurrë më parë. Në lidhje me këtë çështje, The Star ka intervistuar që të dy.
Gazetari: Së fundmi, kemi dëgjuar se përdorimi i antibiotikëve mund të çojë në infeksione spitalore rezistente ndaj antibiotikut, diçka me të cilën mund të asociojmë me të grupmoshat e vjetra dhe grupet e tjera me imunitet të kompromituar. Cila ëhtë lidhja ndërmjet mikrobeve dhe zhvillimit të sistemit imunitar në fëmijë.
Mikrobiologu: Kur lindim, ne nuk kemi mikrobe. Sistemi imunitar është i pazhvilluar. Por, sapo mikrobet fillojnë të shfaqen, ato nxisin sistemin imunitar të funksionojë si duhet. Gjithashtu, pa mikrobe sistemi imunitar nuk mund t’i sulmojë infeksionet në mënyrë të duhur.
Nuk është vetëm prania e këtyre mikrobeve, por ajo që ata prodhojnë. Ata prodhojnë molekula dhe substanca që lidhen direkt me qelizat e rreshtit të zorrës, por edhe me qelizat imune që janë në anën tjetër të rreshtimit në zorrë.
Gazetari: A ka gjëra që prindërit mund të bëjnë – dhe të mos bëjnë – për t’u siguruar që ata të zhvillojnë një mikrobiomë të shëndetshme dhe ndoshta të ulin shanset e fëmijëve për të kontraktuar alergji, astmë dhe kushte të tjera të ngjashme?
Mikrobiologu: Dëshmitë epidemiologjike tregojnë se fëmijët që rriten në një mjedis fermash kanë më pak mundësi për zhvillimin e astmës. Natyrisht që jo çdokush mund të bëhet fermer, por ajo që sugjerohet është që të jetosh në një mjedis më pak të pastër është më mirë.
Studimet kanë treguar gjithashtu se pastrimi i gjithçkaje që shkon në gojën e foshnjës rrit shanset e tyre për astmë. Incidenca e zhvillimit të astmës zvogëlohet nëse qumështi pastrohet në gojën e prindit. E gjithë kjo tregon faktin se po jetojmë në ambient shumë të pastër, deri në një pikë që nuk sjell dobi.
Higjiena është vendimtare për shëndetin tonë. Ne nuk duhet të ndalojmë larjen e duarve , por duhet ta bëjmë atë në një kohë kur është e efektshme në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve – para se të hamë dhe pas përdorimit të banjës. Herë tjetër, nuk është e nevojshme.
Pra, nëse fëmija juaj është jashtë në oborrin e shtëpisë duke luajtur me baltë, nuk keni nevojë për të hequr atë papastërtitë. Nuk ka përfitim nga kjo. Duhet të ekzistojë një ekuilibër midis parandalimit të infeksionit, i cili është ende një kërcënim real në shoqëri, por gjithashtu promovon këtë ekspozim mikrobik që është i shëndetshëm./Gazeta Shneta/