Sipas një studimi të shkurtit 2021 të botuar në BMJ, pacientët të cilëve u jepen hollues të gjakut (antikoagulant) brenda një dite nga pranimi në një spital me Covid kanë një shans më të madh për të mbijetuar sesa grupi që nuk marrin antikoagulant.
Midis një mostre prej 4.297 pacientëve me Covid me një moshë mesatare 68 vjeç, ata që kishin pranuar antikoagulant brenda 24 orëve nga pranimi në spital me Covid kishin rrezikun e tyre relativ ndaj përkeqësimit të gjendjes me Covid përafërisht me 34 përqind krahasuar me individët që nuk morën antikoagulant, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Mpiksjet e gjakut janë një dukuri e zakonshme dhe shpesh fatale në pacientët me Covid-19.
Sipas një përmbledhje të hulumtimit të botuar në janar 2021 të revistës Medical Hypotheses, afërsisht një e treta e pacientëve me gjendje të rëndë Covid paraqesin mpiksje të gjakut ose nivele të ngritura të D-dimerit, një proteinë që gjendet në qarkullimin e gjakut pasi të ketë filluar një mpiksje në organizëm. /Gazeta Shneta/