Shpresa e madhe për trajtimet me barna kundër Covid-19 të natyrës së antitrupave monoklonale – po dështojnë kundër varianteve të virusit, të tilla si ato që janë shfaqur në Afrikën e Jugut dhe Brazilit, kanë zbuluar shkencëtarët.
Ka pasur pritje të mëdha për barnat në nivelin terapeutik. Njëra, e bërë nga Regeneron në Shtetet e Bashkuara, që iu dha Donald Trump dhe që mund të ketë luajtur një pjesë të madhe në shërimin e tij, tani më është duke u provuar në pacientët spitalorë në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan The Guardian.
Por për zhgënjimin e atyre që punojnë në terapi kundër sëmundjes, të tre pretendentët kryesorë – Regeneron dhe barnat nga Eli Lilly dhe GlaxoSmithKline – dështuan kundër një ose më shumë varianteve të fundit Covid, transmeton Gazeta Shneta.
Antitrupat kanë përparësi të mëdha si trajtime, tha Nick Cammack.
Ato rrjedhin nga klonimi i një qelize të bardhë të gjakut në njerëz dhe imitojnë efektet e sistemit imunitar.
Poashtu janë shumë të sigurta, të përpunuar posaçërisht për të synuar virusin dhe përdorimi i tyre dukej shumë premtues në fazën e hershme të sëmundjes për të ndaluar përparimin e sëmundjes.
“Sfida erdhi në Krishtlindje kur u shfaqën këto variante të reja – veçanërisht ato të Afrikës së Jugut dhe Brazilit. Ndryshimet që bën virusi në proteinat e tij gjembore në të vërtetë hedhin tutje këta antitrupat” tha ai.
“Pra, në thelb, shumica e terapive të antitrupave që drejtohen për Covid, ishin shpresë e madhe – që janë humbur për variantet e Afrikës së Jugut dhe Brazilit”. /Gazeta Shneta/