Aparate dëgjimi nga mollët

2017-03-01 në ora 10:07

Të bësh implante të sigurta për problemet e dëgjimit është e vështirë dhe e kushtueshme. Një biokimist kanadian tha se ai ka gjetur mënyrën më ekonomike, përdorimin e mollëve.

Andrew Pelling tha se në laboratorin e tij ka pasur sukses krijimi i veshëve me anë të mollëve. “Ju mund të krijoni struktura të ndryshme me pjesën e brendshme të mollëve”, tha ai për BBC.

Mollët priten për të marrë formën e duhur, më pas përdoren qelizat e mollës për të krijuar veshin si pjesë e aparatit të dëgjimit.

Nëse kjo metodë do të rezultojë e suksesshme, mjekësisë do t’i hapen shumë rrugë për kurimin e sëmundjeve.