Apeli e shtyn ekzekutimin e vendimit të Inspektoratit për rikthimin e Basri Sejdiut në krye të SHSKUK-së
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Inspektoratit të Punës për rikthimin e Basri Sejdiut në krye të SHSKUK-së.
Gazeta Shneta ka siguruar kopjen e këtij vendimi, ku kolegji i gjyqtarëve ka konstatuar se ekzekutimi i vendimit do t’i sillte dëm të pariparueshëm SHSKUK-së.
Sejdiu u shkarkua nga Bordi Drejtues në korrik për shkak të parregullësive dhe keqmenaxhimit të evidentuar në raportet e auditorit të brendshëm. Po ashtu ai ishte shpall fajtor për mos përdorimin e faksimilit zyrtar të internistit.
Sejdiu kundë këtij vendimi i fitoi dy shkallët e Inspektoratit të Punës, ndërsa SHSKUK e çoi rastin në Gjykatën Themelore, e cila pritet të marr një vendim përfundimtar.
Ndryshe Bordi i SHSKUK-së tanimë ka shpallë konkursin për drejtor të përgjithshëm. /Gazeta Shneta/