Gjykata e Apelit e ka vendosur në arrest shtëpiak drejtorin e Klinikës së Urologjisë, Dr. Rexhep Kasmuaj. Apeli ka aprovuar ankesën avokatit mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Aktvendimi i gjykatës së shkalles se parë i datës, 07.07.2018, është ndryshuar. Të dyshuarit, masa e paraburgimit i është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Gjykata e Apelit, transmeton Gazeta Shneta.
Kasumaj po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje e ryshfetit”.
“Gjykata e Apelit, vlerëson se edhe masa e arrestit shtëpiak, është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e ikjes, ndikimit në dëshmitarë, dhe rrezikun e përsëritjes se veprës penale”, thuhet në vendimin e Apelit.