Pothuajse të gjitha gratë shtatzëna kanë më shumë rrjedhje vaginale gjatë shtatzënisë sesa kur nuk janë shtatëzënë.
Kjo për shkak se nivelet në rritje të estrogjenit gjatë shtatzënisë shkaktojnë më shumë sekrecione të mukusit nga indet vaginale.
Sekrecionet gjatë kësaj periudhe janë të hollë dhe me ngjyrë të bardhë ndonjëherë nuk kanë ndonjë erë, por në raste të caktuara ndihet aroma e peshkut.
Megjithatë, disa herë rrjedhja vaginale është thjesht një rezultat i një infeksioni apo ndonjë problemi tjetër, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse shihni se keni rrjedhje vaginale me ngjyrë të bardhë dhe lëngu është i trashë atëherë këtu bëhet fjalë për një infeksion.
Derisa i afroheni datës së lindjes, rrjedhjet vaginale vetëm se shtohen dhe ndërrojnë formën e tyre.
Sigurisht, një rrjedhje nënkupton edhe thyerja e lëngut amniotike, prandaj duhet të bëni kujdes, në mënyrë që ta dalloni një shkarkim vaginal nga amniotike.
Nëse dëshironi të pyesni më shumë rreth këtyre rrjedhjeve vaginale, atëherë kontaktoni maminë apo mjekun tuaj./Gazeta Shneta/