Rexhep Kasumaj, drejtori i Repartit të Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është arrestuar për 100 euro ryshfet.
Siç mëson Gazeta Express, drejtori Kasumaj këto të holla i kishte kërkuar pacientit për t’u operuar pa pasur nevojë të pres fare në rend.
Ky është njoftimi i plotë i policisë së Kosovës: Mund të ju konfirmojmë se sot me datë 06.07.2018 rreth orës 10:20, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK) pas pranimit të një informacioni nga një qytetar, ka ndërmarrë disa veprime policore në drejtim të hetimit të një personi, mbi dyshimin e bazuar të përfshirjes në veprën penale Marrje e Ryshfetit. Si rezultat i veprimeve të shpejta të hetuesve policorë, është arrestuar në flagrancë i dyshuari M/Sh/K, i cili dyshohet se nga një qytetar ka marrë para për t’i kryer shërbime mjekësore.
Derisa, hetuesit e DHKEK, në cilësi të provave të grumbulluara materiale, kanë konfiskuar paratë, ndërsa pas intervistimit me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes.