Një nënë nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara është duke u përballur me akuza për vdekjen e dy fëmijëve të vet nga të nxehtit, të cilët ishin gjetur të mbyllur në makinë muajin e kaluar, njofton policia.
Policia ka thënë se Cynthia Marie Randolph e ka pranuar se ua kishte mbyllur derën e makinës fëmijëve, në mënyrë që t’i jepte një mësim vajzës 2-vjeçare të quajtur Juliet, pasi që kjo e fundit kishte refuzuar të dilte nga makina, transmeton Express.
Juliet dhe vëllai i saj 16 muajsh Cavanaugh u shpallen të vdekur rreth orës 16:30 më 26 maj.
Temperaturat jashtë makinës në atë kohë ishin rreth 35.5C, sipas policisë.
Incidenti ndodhi në shtëpinë e Randolph afër Lake Weatherford.
Kur Juliet kishte refuzuar të dilte nga makina, nëna e saj e kishte mbyllur derën e makinës për t’ia dhënë asaj një mësim, duke menduar se ajo do të dilte nga makina bashkë me të vëllain sapo të ishin gati, ka thënë policia.
Më pas, nëna ishte futur brenda në shtëpi ku kishte thithur marijuanë para se të flinte gjumë për diku dy apo tri orë./Express/