Është arrestuar Ibrahim Hoti, mjeku i cili refuzoi të jap shërbime shëndetësore një të moshuari në Podujevë.
Ngjarja e cila u bë virale nga një video e publikuar në media ka ndodhur pasditen e sotme.
Aty shihet mjeku, tashmë i suspenduar, gjersa refuzon që t’i jap ndihmën e nevojshme mjekësore një pacienti të shtyrë në moshë, me arsyetimin se e ka përfunduar orarin e tij të punës, ndonëse kishin kaluar vetëm 5 minuta.
Prokuroria Themelore në Prishtinë me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se mjeku në fjalë është arrestuar nga Polica e Kosovës me urdhër të Prokurorit.
Në njoftim bëhet e ditur se ai është ndaluar për 48 orë bazuar në nenin 255 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës për mosdhënie të ndihmës mjekësore. / ATV
E turpshme: Mjeku në Podujevë s’i ofron shërbim dhe i bërtet pacientit, suspendohet nga puna