I arrestuari për korrupsion në vitin 2018 emërohet zv.ministër i Shëndetësisë

2020-06-23 në ora 10:28

Ish-këshilltari i Pal Lekajt në Ministrinë e Infrastrukturës në Qeverinë Haradinaj, Pjetër Ndou, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.

Këtë vendim kryeministri Avdullah Hoti e ka marr mbrëmë, ku ka emëruar edhe 21 zv.ministra tjerë në ministri të tjera, shkruan Gazeta Shneta.

Pjetër Ndou ishte arrestuar në vitin 2018 për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Arrestimi i tij ishte bërë nga zyrtarët e Task-Forcës së bashku me tre zyrtarë të tjerë të lartë të MI-së.

Sipas një raportimi të indeksonline, Ndou ishte arrestuar pasi u kishte bërë presion anëtarëve të komisionit përzgjedhës të konkursit që t’i punësonin pikërisht këta ekzaminerë, të cilët i kishte emëruar ministri Lekaj më parë. Anëtarët e komisionit i ishin nënnshtruar këtij presioni ku pastaj ishin detyruar që t’i merrnin në punë ekzaminerët.

Sekretari Betim Reçica menjëherë ua kishte nënshkruar kontartat e punës këtyre ekzaminerëve, por që me këtë gjë ka bërë shkelje ligjore pasi që në kontarta figuronte kinse ata punojnë nga janari i vitit 2018 në mënyrë që atyre t’u mundësohej t’i merrnin pagat në mënyrë retroaktive, gjë që më vonë edhe kishte ndodhur. Kjo shkeljeje ishte bërë pasi që kontrata e punës për ekzaminerët, sekretari Reçica ua kishte nënshkruar për një vit, gjë që edhe kjo është e ndaluar me ligj ngase ata kanë pasur kontrata në vepër dhe në bazë të ligjit është i ndaluar nënshkrimi i një kontratë të tillë më shumë se 6 muaj.