Arsyeja e administrimit të dy dozave të vaksinës anti covid nga Pfizer dhe Moderna

2021-05-05 në ora 22:41

Tash e një vit që bota është duke u përballuar me virusin korona, shumë individë janë infektuar e një numër i konsiderueshëm, fatkeqësisht, kanë ndërruar jetë.

Me qëllim të mbrojtjes nga infektimi me virusin korona, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka autorizuar dy vaksina anti covid – Pfizer dhe Moderna – të cilat kërkojnë administrimin e dy dozave të vaksinave për të fituar antitrupa mbrojtës shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Së fundmi, edhe vaksina Johnson&Johnson është autorizuar për përdorim urgjent nga FDA.

Si funksionojnë vaksinat Pfizer dhe Moderna?

Vaksinat nga Pfizer dhe Moderna përdorin teknologjinë mARN.Qelizat në trupin tuaj natyrshëm përdorin ARNi tërë kohën për të krijuar lloje të ndryshme të proteinave që ju duhet për të qëndruar të shëndetëshëm.

Me këtë rast, ARNi në këto vaksina siguron prodhimin e proteinës spike, e cila është specifike për virusin korona.Virusi përdorë këtë proteinë për të hyrë në qelizën nikoqire në trupin tuaj.Në momentin që ju merrni vaksinën anti covid, sistemi juaj imunitar përpunon informacionin mbi proteinën spike duke gjenuar një përgjigje imune, meqërast përfshin prodhimin e antitrupave.

Pas vaksinimit, sistemi juaj imunitar ka mjaftueshëm antitrupa, të cilat do t’ju ndihmojnë të qëndroni larg riinfektimit.I gjithë ky proces i imunizimit zgjat dy javë, pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.

Por, pse vaksinat Pfizer dhe Moderna kërkojnë administrimin e dy dozave të vaksinës?

Përgjatë studimeve të mëparshme, studiuesit zbuluan se vaksinat anti covid nga Pfizer dhe Moderna siguronin një mbrojtje më të mirë në rast të administrimit të dy dozave të vaksinës.

Në thelb, doza e parë e vaksinës fillon procesin e krijimit të mbrojtjes, kurse doza e dytë punon në përforcimin e kësaj mbrojtje.

Aktualisht, vetëm vaksina nga Johnson&Johnson kërkon aplikimin e një doze të vaksinës./GazetaShneta/