Nëse nuk e dini gjininë e foshnjës tuaj, shanset janë që të keni një djalë pasi 51 përqind e foshnjave të lindura në Shtetet e Bashkuara janë meshkuj. Shkenca nuk kishte asnjë ide se pse, deri më tani.
Pesëdhjetë e një përqind e foshnjave të lindura në Shtetet e Bashkuara janë meshkuj dhe është një besim i cili zotëron për një kohë të gjatë, që ky mosbalancim fillon në konceptim me më shumë meshkuj të konceptuar se sa femra. Por sipas biologut Steven Orzack në Institutin e Kërkimeve Fresh Pond në Cambridge,, nuk ka të dhëna të forta për të mbështetur këtë ide.
Në vend të kësaj, duket se raporti i gjinisë së meshkujve ndodh në shtatzëni: Studiuesit gjetën se ndonëse kishte më shumë embrione meshkuj që vdiqën në javën e parë të shtatzënisë, ndoshta si rezultat i anomalive serioze kromozomale, kishte një shkallë më të lartë të vdekshmërisë femërore më pas në shtatzëni .
Ka shumë pak informacione rreth çështjeve që po ndodhin me embrionin në zhvillim gjatë shtatzënisë së hershme, kohë e cila shkenca ende nuk është duke e kuptuar plotësisht./Gazeta Shneta/