Një Robinson Kruz i vërtetë që kaloi 20-vite duke jetuar i vetëm në një ishull, rrefehet për historinë e tij se si nuk shqetësohet fare nga sulmet terroriste, dhe kjo gjë e bën shumë të lumtur.
Ish-milioneri, David Glasheen, 73 vjeçar, u shpërngul në një ishull të bukur të Australisë gjatë vitit 1997 pasi humbi gjithë pasurinë e tij, e cila arrinte shumën përreth 27-miionë dollarësh. Por, megjithëse tani ka energji elektrike të limituar, ujë të pastër, dhe ballafaqime të shumta me jetën e egër të ishullit, ky mjekërbardhë, insiston se ndihet më i lumtur dhe më i sigurt në këtë ishull sesa në jetën që e bënte kur kishte miliona të holla të grumbulluara në bankë.
David, i cili thotë se ka gjetur parajsën në tokë dhe vendin ideal ku do t’i kaloj ditët që i kanë mbetur të jetës, gjatë tërë kohës shoqërohet nga miku i tij më i mirë, qeni. Dhe, gjatë kohës sa qëndron në ishull, përgatit ushqimin, dhe rregullon shtëpinë e improvizuar, gjen pak kohë edhe për të ndjekur lajmet që qarkullojnë në tërë botën larg tij, transmeton Gazeta Shneta.
Mjekërbardhi që vie nga një familje e pasur dhe shumë e edukuar nga Sidney, tregon se krejt çfarë i mungon herë pas herë është muzika drejtpërdrejt dhe teatri, të cilat i frekuentonte shpesh herë kur ishte i ri, por prapë se prapë asnjë gjë nga jeta që bëntë më parë nuk mund të krahasohet me jetën në parajsën e tij.
Dhe, ai ka një këshillë për të gjithë njerëzit e botës.
Sipas David, të gjithë duhet të provojnë të paktën një herë në jetë të largohen nga interneti, facebooku, apo stresi dhe depresioni i jetës industriale, për të kuptuar domethënien e vërtetë të jetës. /Gazeta Shneta/