Video-regjistrimet e shumta, ftesat për fitnes, dhe shumë aktivitete të ndryshme gjatë dhe pas shtatzënisë, çdo ditë e më shumë po shënojnë rritje.
Por, gjatë muajve të shtatzënisë, apo obligimeve të nënës, t’i përkushtoheni këtyre aktiviteteve është paksa e vështirë, shkruan Parents.com, transmeton Gazeta Shneta.
Prandaj, ecja është njëra nga mundësitë më të leverdisshme për të gjitha femrat. Gjithçka ju duhet janë një palë atlete dhe një veshje e rehatshme sportive!
Gjatë shtatzënisë preferohet që të ecni me hapat që ju përshtatën organizmit tuaj, sa i përket ritmit dhe shpejtësisë, por asnjëherë duke e kritikuar veten për to.
Gjinekolog të ndryshëm me nam botëror, thonë se, shetitjet gjatë shtatzënisë asnjëherë nuk duhet të bëhen gjatë temperaturave të larta të motit.
Kjo gjë është e kuptueshme për shkak të arsyejes së ndryshimeve hormonale që shkaktojnë ngritje të temperaturës trupor dhe djersitje më të shpejt sesa normalja.
Ecja do t’iu ndihmoj në forcimin e zemrës dhe muskujve të trupit, lehtëson dhimbjet e lindjes, djeg kaloritë e teperta, dhe patjetër trupi juaj do të formësohet në të gjitha pjesët e tij. /Gazeta Shneta/